Përforcimi i parë i Setien, Barcelona transferon yllin e Bundesligës para gjigantëve të tjerë europian

Katalanasit kanë piketuar Timo Werner si pasuesin ideal të Luis Suarez.

Siç raporton e përditshmja katalanase Sport, Barcelona është e gatshme të hidhet në sulm për sulmuesin e RB Leipzig, Timo Werner.

Barcelona është në kërkim të një qendër sulmuesi, pas lëndimit të Luis Suarez dhe Werner shihet si përforcimi ideal.

Werner po vazhdon të shkëlqejë në Bundesligë ku ka shënuar 20 gola në 18 ndeshje të luajtura.

Interesim për Werner ka shfaqur Liverpooli dhe Chelsea, mirëpo Barcelona është e gatshme ta rrëmbejë gjermanin këtë merkato.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here