Po shkëlqen te Milani, Theo Hernandez me rritje stratosferike në vlerë

Agjenti i Theo Hernandez ka deklaruar se Milani është klubi i duhur për mbrojtësin francez, pas paraqitjeve fantastike me Rosonerët.

Theo Hernandez e ka nisur në mënyrë të shkëlqyeshme aventurën e tij me Milanin. Francezi ka shënuar 6 gola me Rosonerët këtë sezon.

Hernandez me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve të tjerë europian, të cilët kanë nisur të shfaqin interesim për të.

Mirëpo agjenti i Hernandez, Manuel Garcia Quillon në një intervistë për Corriere della Sera ka bërë të ditur se Theo do të qëndrojë te Milani.

“Ai do të qëndrojë në San Siro. Milani është klubi i duhur për të. Theo duhet të rritet si futbollist dhe Milani është klubi i duhur për ta bërë këtë”, ka deklaruar Quillon.

Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me Milanin, vlera e Theo Hernandez në merkato është rritur 250%. Milani shpenzoi 20 milionë euro për ta transferuar francezin, ndërsa tani ai vlen 50 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here