Punë e kryer: Eriksen është futbollist i Interit, ja kur bëhet zyrtarizimi

Siç raporton Sky Sports, Christian Eriksen është futbollist i Interit.

Sky Sports, shkruan se Interi ka siguruar shërbimet e danezit dhe zyrtarizimi pritet të bëhet këtë të premte.

Danezi është në vitin e fundit të kontratës me Spurs dhe ka refuzuar rinovimin. Pikërisht kjo ka shtyrë Interin të futet në garë për Eriksenin dhe ta rrëmbejë atë para gjigantëve të tjerë europian.

Inter thuhet se do të paguaj 18 milionë euro për shërbimet e danezit. Eriksen është pjesë e Tottenham që nga viti 2013 kur u transferua nga Ajax për shifrën e 13 milionë eurove.

27-vjeçari ka luajtur 304 ndeshje me Spurs dhe ka shënuar 69 gola dhe 89 asistime.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here