Bernardeschi – Rakitic, shifrat e shkëmbimit nga Juventus dhe Barcelona

Juventus dhe Barcelona vazhdojnë të jenë në bisedime në lidhje me shkëmbimin e Federico Bernardeschit me Ivan Rakitic.

Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” raporton se përkundër mohimeve nga Bianconerët, palët vazhdojnë të zhvillojnë diskutime në lidhje me shkëmbimin e italianit me kroatin.

Mirëpo, pika e cila është duke bllokuar marrëveshjen është dëmshpërblimi i kërkuar nga Juventus për Barcelonën për të finalizuar shkëmbimin. Skuadra nga Serie A kërkon 10 milionë euro shtesë nga Barcelona për finalizimin e marrëveshjes.

Shkëmbimi Bernardeschi – Rakitic ishte shfaqur si opsion edhe në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës së vitit 2019.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here