Dortmundi në bisedime me Juventusin për Emre Canin

Borussia Dortmundi thuhet se është në bisedime me Juventusin për sjelljen e Emre Can në Signal Iduna Park.

Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, mesfushori gjerman mund të jetë në rrugën e tij për të kaluar te Dortmundi, nëse ata paguajnë shumën e kërkuar nga Juve.

Një çmim midis 25 deri në 30 milionë euro do të kërkohet për të bindur Zonjën e Vjetër të lejoj ish-lojtari i Liverpoolit të largohet nga Allian Stadium këtë afat.

GDS shkruan se Dortmundi janë në bisedime me Bianconerët dhe mund të jetë në kërkim për të investuar në gjermanin, i cili ka qenë i lidhur me një largim nga Juve muajt e fundit.

Emre Can mezi ka luajtur në këtë sezon për Bianconerët dhe ka frikë se ai mund të humbasë vendin në skuadrën e Gjermanisë për në Euro 2020 nëse nuk gjen futboll të rregullt diku tjetër.

Dje, Gazzetta dello Sport gjithashtu pretendoi se trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti ishte gati të ofronte Emre Can një transferim në Angli.

Mesfushori kërkohet gjithashtu edhe nga Milani dhe Paris Saint-Germain.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here