Miliarderi Dan Friedkin arrin në Itali, gati të marr pronësinë e gjigantit Italian

Dan Friedkin raportohet se ka mbërritur në Itali për të bërë hapin e parë zyrtar drejt marrjes së pronësisë së Romës dhe mund të jetë sonte në Allianz Stadium.

Sipas Corriere dello Sport, biznesmeni amerikan ka zbritur në Itali për të filluar procesin, por mund të zgjasë disa javë derisa dorëzimi të bëhet zyrtar.

Gazeta pretendon se kontratat do të nënshkruhen para fundit të shkurtit pasi Friedkin mbërriti në Milano me djalin e tij Ryan. Për shkak të një sasie të madhe të dokumenteve, procesi do të kërkojë kohë për të përfunduar.

Sipas Calciomercato, pas një letre qëllimi të nënshkruar në fund të vitit 2019, dorëzimi i Romës nga James Pallotta është duke u bërë dhe përfaqësuesit e Friedkin kanë përfunduar tashmë fazën e analizës dhe studimit.

Raporti pretendon se marrja zyrtare do të bëhet muajin tjetër dhe ne po flasim për një kontratë prej 780 milionë eurosh midis dy palëve.

Për më tepër, Grupi Friedkin do të shtojë 130 milionë euro në rritje të kapitalit, të aprovuara tashmë nga klubi dhe 110 milionë të tjera për bilancin tjetër.

Sonte (e merkurë), Friedkin mund të shihet në tribunat e stadiumit Allianz, kur Roma luan ndaj Juventusit në çerekfinalen e Coppa Italia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here