Xhaka krenar me Arsenalin, mesazhi i tij pas barazimit me Chelsean

Granit Xhaka beson se Arsenali i ka heshtur kritikët që thonë se Topçinjve u mungon karakteri, gjë të cilën beson se e dëshmuan se e kanë gjatë barazimit me rezultat 2:2 kundër Chelseat, të martën.

Edhe pse me karton të kuq nga pjesa e parë pas përjashtimin e David Luiz në minutën e 22-të, Arsenal doli i pamposhtur nga Stamford Bridge.

“Ne luajtëm shumë mirë pas kartonit të kuq. Është shumë e vështirë, por ne e treguam shpirtin e skuadrës. Ne po flisnim pas pjesës së parë dhe i thamë njëri-tjetrit se mund t’i arrijmë qëllimit. U kthyem dy herë në lojë dhe jam krenar për këtë skuadër”, tha Xhaka.

“Pas ndeshjes, askush nuk do të ketë pse të flasë për ne. Ne e treguam karakterin tonë të madh. Shumë njerëz kanë thënë se ne nuk kemi aspak karakter në skuadër, kështu që, me këtë ndeshje, ne e dëshmuam të kundërtën”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here