ZYRTARE/ Bajerni “godet” në merkato, afron në skuadër mbrojtësin e Realit

Tashmë është zyrtare, Bajerni i Mynihut ka transferuar mbrojtësin e Realit të Madridit, Alvaro Odriozola.

Spanjolli tashmë ka mbërritur në Mynih ka kryer vizitat e nevojshme mjekësore dhe është gati të hedhë firmën. Lojtari do jetë pjesë e skuadrës deri në fund të sezonit, si formë huazimi.

Karl Heinz Rumenige është shprehur se klubi ka vendosur që t’i plotësoje kërkesën trajnerit, ndërsa drejtori sportiv Salihamixhixh ka besim se lojtari do të bindë dhe do ndihmojë ekipin në arritjen e objektivave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here