Bernardeschi te Milani? – Ja çfarë thotë Paratici

Drejtori sportiv i Juventusit Fabio Paratici ka përjashtuar mundësinë e largimit të Federico Bernardeschit këtë muaj, pas zërave se italiani është pranë kalimit te Milani.

Spekulimet kanë filluar për një shkëmbim mes Paquetas dhe Bernardeschit.

Në një intervistë për Sky Sport para ndeshjes me Napolin, Paratici ka mohuar zërat për largimin e Bernardeschit nga Juventusi.

“Nuk jemi duke negociuar me Barcelonën apo Milanin. Bernardeschi do të qëndrojë me ne”, ka deklaruar Paratici.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here