E dhimbshme: Postimi i fundit që Bryant bëri para vdekjes, ishte urimi për LeBron James që ia theu rekordin

Kobe Bryant është një prej pikëshënuesve më të mirë në histori të NBA. Deri në javën e kaluar, ai ishte i treti në këtë listë me 33.644 pikë të shënuara në karrierën brilante.

LeBron James i shënoi 27 pikë në ndeshjen kundër Brooklyn Nets të enjten mbrëma duke e ngushtuar diferencën me Kobe në 17 pikë.

Kjo nënkuptonte se ai duhej t’i shënonte 18 pikë në duelin e të shtunës kundër Philadelphia 76ers për ta thyer rekordin e Bryant në listën e pikëshënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në NBA.

Dhe pikërisht këtë e bëri. James i shënoi 29 pikë duke u ngritur në vendin e tretë me 33.655 pikë, ndërsa para tij ndodhen vetëm Kareem Abdul-Jabbar dhe Karl Malone.

Bryant u shpreh i kënaqur me këtë arritje të LeBron, i cili luan për ish-ekipin e tij, Los Angeles Lakers, ashtu që e shfrytëzoi profilin e tij në Twitter për t’ia uruar këtë arritje. Fatkeqësisht, ky ishte postimi i fundit që ai e bëri.

“Vazhdon ta dërgojë lojën përpara, Lebron James. Shumë respekt vëllai im, #33644 (duke iu referuar numrit të tij të pikëve)”, kishte shkruar Bryant në ditën e vdekjes. Një urim të ngjashëm, ai e kishte publikuar edhe në Instagram.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here