Ronaldo dhe Messi të shokuar nga vdekja e Kobe Bryant, ja postimet e tyre për amerikanin (FOTO)

Në mesin e shumë yjeve botëror që kanë reaguar për vdekjen e Kobe Bryant janë edhe Cristiano Ronaldo e Lione Messi.

Legjenda e basketbollit ndërroi jetë në helikopterin me të cilin po udhëtonte së bashku me vajzën e tij Gianna Mari.

Ylli portugez ka shkruar në llogaritë e tij në rrjetet sociale, duke thënë se është një lajm i hidhur, pasi ka ndërruar jetë një legjendë inspiruese.

“Shumë pikëlluese ta dëgjoj lajmin e zemërthyes për vdekjen e Kobe dhe vajzës së tij Gianna. Kobe ishte një legjendë e vërtetë dhe një inspirim për shumë. U dërgojë ngushëllimet e mija familjes, shokëve dhe familjeve e të gjithë atyreve që humbën jetë në atë aksident. U prehsh në paqe legjendë”, ishte shkrimi i 34-vjeçarit.

Ndërsa Messi ka thënë se ai nuk ka fjalë ta përshkruajë lajmin e hidhur që ka marrë për vdekjen e Kobe.

 

“Nuk kam fjalë… të gjithë dashurinë time për familjen e Kobe dhe shokëve. Ishte kënaqësi që të kam takuar dhe kemi ndarë kohët të mira së bashku. Ti je një gjeni së disa të tjerë”, ka shkruar 32-vjeçari.

Ngushëllimeve të Messit e Ronaldos i janë bashkangjitur edhe shumë lojtarë e klube të futbollit për lajmin tragjik për vdekjen e legjendës së basketbollit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here