Klopp zbulon sa do të mungojë Mane

Jurgen Klopp ka sqaruar në një konferencë për media sot shkallën e lëndimit të Sadio Manes.

Trajneri gjerman ka thënë se është menduar që afrikani të jetë më gjatë jashtë fushave, por skanimet e fundit kanë dhënë rezultate të mira.

Është konfirmuar mungesa e Manes për ndeshjen e nesërme ndaj West Ham.

“Sadio nuk do të përfshihet në West Ham dhe ndoshta jo për ndeshjen me Sauthampton. Pas kësaj kohe, ai me siguri që do të jetë në rregull. Sadio ka lëndim muskular dhe po trajtohet si duhet” ka thënë Klopp.

Ky konfirmim është një lajm i mirë pasi që rikthimi i tij pritet të ndodhë në sfidën ndaj Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here