Nuk mbaron me Eriksen: Inter transferon edhe dy lojtarë para përfundimit të merkatos

Siç raporton Gazzetta dello Sport, Interi mund të transferojë edhe dy lojtarë para përfundimit të merkatos.

Interi pritet të transferojë një sulmues dhe në shënjestrën e Neroaxurëve janë Fernando Llorente dhe Olivier Giroud.

Neroaxurët tentuan transferimin e Llorentes duke përdorur kartonin e Politanos, por Napoli e refuzoi një ofertë të tillë.

Interi do të tentojë transferimin e Llorentes në dytët e ardhshme dhe në rast se nuk arrijnë ta transferojnë spanjollin, atëherë Neroaxurët do ta kompletojnë transferimin e Giroud.

Interi gjithashtu dëshiron edhe transferimin e një mesfushori dhe objektivi kryesorë është Arturo Vidal. Në rast se dështon transferimi i Vidal, atëherë zi kaltrit kanë piketuar Juraj Kuckan dhe Charles Aranguiz (Bayer Leverkusen) si alternativë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here