Bombë: Icardi te Juventus, PSG dhe Juventus po përgatiten për një shkëmbim spektakolarë

Mauro Icardi është rikthyer të flasë me gola në fushë, duke realizuar 17 të tillë në 23 ndeshje sezonale me PSG-në, e cila është gati që të vërë në funksion klauzolën e të drejtës së blerjes së argjentinasit nga Interi, për 70 milionë euro.

Por edhe pse drejtuesit parisienë duken të kënaqur nga sulmuesi, media franceze nënvizon se ndoshta Ikardi vërtet do të blihet, por duke parë se vetë dëshira e Mauritos është që të kthehet në Itali, drejtori Leonardo po mendon që pasi ta blejë, të hapë një tratativë me Juventusin.

Icardi duket i bindur që të mos kthehet tek Interi, por ndërkohë është gati të pranojë Zonjën e Vjetër, i shtyrë edhe nga bashkëshortja-menaxhere, Wanda Nara. Për Leonardon kjo është një mundësi e mirë për të përdorur Ikardin që të arrijë te njëri mes dy juventinëve, Gonzalo Higuain ose Federico Bernardeschin  Kjo, gjithmonë nëse torinezët do të jenë gati që të shtojnë edhe një shifër prej 30-40 milionësh për të arritur tek ish-kapiteni i Interit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here