42 vjeçari Buffon se ka ndërmend të pensionohet, agjenti i tij konfirmon negociatat

Portieri legjendar italian, edhe pse 42 vjeçar, nuk është duke shfaqur shenja të pensionimit, dhe një kontratë e re me Juventusin, mund të vijë shumë shpejtë.

Agjenti i tij, Silvano Martina, ka thënë se shumë shpejtë do të ulen me Juventusin, për të diskutuar të ardhmen e Buffon.

“Nuk e di se çfarë do të bëjë ai. Nuk mendoj se e di të ardhmen as vetë Buffon”, ka deklaruar agjenti i portierit.

“Ne do të takohemi me klubin në fund të marsit dhe do të shohim. Ai është i lumtur. Edhe pse 42 vjeç, po bën mjaft mirë. Gëzon shëndet të plotë dhe kjo tregon se është kujdesur për veten e tij”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here