Juventus “blindon” Dybalën, së shpejti pritet rinovimi

Paulo Dibala gjatë verës ishte shumë pranë kalimit në Angli, te Totenhemi. Marrëveshja mes palëve u prish në momentet e fundit dhe argjentinasi qëndroi në Torino.

Duke kujtuar këto ndodhi 6-7 muaj më pas, gjërat duken absurde, pasi Dibala po shkëlqen nën drejtimin e Sarrit, teksa ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 11 asist në të gjitha kompeticionet.

 

Kjo ecuri shumë e mirë e lojtarit, ka bërë që drejtuesit të reflektojnë dhe të kërkojnë rinovimin e kontratës që skadon në 2022, sipas asaj që raporton “Tuttosport”. Dibala kërkon 10 milionë euro në sezon dhe Juventusi është gati t’i plotësoje dëshirat, duke i rinovuar kontratën deri në vitin 2025.

 

Palët duan të vazhdojnë bashkëpunimin dhe pritet që kjo gjë të ndodhi, padyshim nëse nuk do të ketë kërkesa të çuditshme nga ana e lojtarit apo e klubit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here