Totti nis punën e re pas largimit nga Roma

Francesco Totti ka zbuluar hapin tjetër të karrierës së tij, duke formuar agjencitë e tij të skautimit, menaxhimit dhe këshillimit për klubet dhe lojtarët.

Ai e bëri njoftimin përmes rrjeteve të tij sociale, duke theksuar se ky ishte “fillimi i një aventure të re”.

“Me krenari të madhe, unë njoftoj se kam krijuar dy agjenci konsultimi dhe asistence për klube dhe lojtar, me qendër në Romë: ata quhen CT10 dhe IT Scouting”,

Ish-ylli i Romës dhe fitues i Kupës së Botës kishte thënë se ai dëshironte të mbetej në botën e futbollit pas daljes në pension të tij.

Ai ishte shkurtimisht pjesë e stafit drejtues të Giallorossi, duke punuar me Monchi, por u largua për shkak të mosmarrëveshjeve me hierarkinë e klubit.

Totti kishte lënë të kuptohet gjatë konferencës për shtyp se po kërkonte një rol të përfshirë në skautimin e lojtarëve të talentuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here