E kërkojnë gjigantët europian: Verona i vendos çmimin Kumbullës

Forma e mirë e Marash Kumbullës ka bërë që klubi i Veronës të rrisë çmimin për lojtarin shqiptar.

Shtatlarti u shpall si lojtari i ndeshjes në sfidën kundër Juventusi dhe u vlerësua shumë. Gara për të siguruar shërbimet e tij është ashpëruar shumë.

Napoli, Interi, Juventusi, Lazio dhe Fiorentina duan të bindin lojtarin, ndërsa drejtuesit e Veronës po fërkojnë duart. Ata do të fitojnë më shumë nga shitja e tij dhe çdo ekip që do Kumbullën duhet të paguajë 30 milionë euro.

Çmimi i shqiptarit në janar ishte 20 milionë euro dhe askush nuk u bind për ta blerë, ndërsa në verë situata do të jetë tjetër. Duke parë paraqitjet e mira të lojtarit, Verona ka rritur dhe me 10 milionë euro të tjera çmimin për futbollistin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here