Surprizon Valverde: Reali favorit për La Ligan

Ish-trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde beson se Real Madrid është favoritë për të fituar titullin e ligës spanjolle këtë sezon.

Valverde fitoi titullin në La Liga në të dy sezonet e tij të plota në krye të Barçës dhe skuadra ishte lider kur ai u shkarkua nga pozita e tij muajin e kaluar.

Megjithatë, trajneri i ri Blaugranëve, Quique Setien pësoi humbje 2-0 nga Valencia dhe me Los Blancos që fituan çdo ndeshje nga ajo kohë, arritën të krijojnë distancë prej tri pikësh.

Reali nuk e ka ngritur titullin e ligës që nga viti 2017, me Barcelonën që ka mbizotëruar garën kohëve të fundit, duke fituar tetë nga 11 titujt e fundit.

“Real Madridi është i fortë dhe shumë i përqendruar në titullin e ligës”, u përgjigj Valverde kur u pyet se kush mendon se është favoritë për të fituar La Ligën këtë sezon.

Valverde u shkarkua nga Barcelona muajin e kaluar pas eliminimit në Superkupën e Spanjës pas një humbje 3-2 kundër Atletico Madridit.

Klubi më pas është eliminuar edhe nga Copa del Rey ndërsa ata do të ndeshen me Napolin në raundin 1/16-tës në Ligën e Kampionëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here