Inter do ta zevendesoj Lautaron me sulmuesin e Arsenalit

Inter ka gjetur zëvendësuesin e Lautaro Martinez, nëse ky i fundit vendos të largohet nga ‘San Siro’.

Gazzetta dello Sport raporton se Inter i Antonio Contes do të hidhet në sulm për yllin e Arsenalit, Pierre Emerick Aubameyang, për të zëvendësuar argjentinasin Martinez, në 22 vjeçari i bashkohet Barcelonës.

Martinez është shndërruar në një emër shumë të kërkuar kohëve të fundit, me Real Madridin dhe Manchester Cityn që janë po ashtu të interesuara për shërbimet e tij.

Duke e parë se mund ta kenë të vështirë ta mbajnë Lautaron, Inter do të kërkojë transferimin e Aubameyang nga Arsenal.

Sulmuesi nga Gaboni po hyn në vitin e fundit të kontratës me Arsenal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here