Stërvitje deri në mesnatë, Danezi shans për të qenë titullar ndaj Lacios

Must Read

Scudetto do të rikthehet në Milano: Ja formacioni i frikshëm i Interit për sezonin e ardhshëm (FOTO) 🔥

Inter është njëra nga skuadrat mjaftë aktive në merkato. Neraoxurët kanë siguruar transferimin e Hakimit, Kolarovit dhe së fundmi...

Chiesa tek gjiganti i Serie A për 50 milionë euro!

Federico Chiesa i Fiorentinës duket se e ka të qartë të ardhmen e tij. Kjo pasi Andrea Pirlo e ka...

Milan-Lyon, gati shkëmbimi i bujshëm!

AC Milan tashmë ka gati ofertën në drejtim të Lyon për të transferuar sulmuesin e saj, Memphis Depay, teksa...

I paparashikueshëm si gjithmonë: Mario Balotelli mbetet në Serie A!

Mario Balotelli ka vendosur të qëndrojë në Serie A. Genoa ka vendosur ti ofrojë Balotellit kontratë një vjeçare, ndërsa Super...

Bombë: Nikola Milenkovic tek gjiganti i Serie A, por jo tek Milan!

Fiorentina duket se më në fund ka gjetur blerësin potencial të mbrojtësit serb. Nikola Milenkovic i Fiorentinës duket se ka...

Kur ishte thuajse ora njëmbëdhjetë e natës, kur edhe tifozi i fundit interist kishte dalë nga “San Siro”, në mesin e fushës Erikseni ishte i angazhuar me sprinte prej 30 metrash. Jo vetëm ai, normalisht, që nisej pas çdo vërshëllime të përgatitësit Pintus, ndodhej i gjithë stoli, edhe rezerva tjetër Sançez. Ndërsa D’Ambrozio, i aktivizuar 20 minuta përpara danezit, jo.

Kristian po, i detyruar nga programi, nga i cili nuk shpëtojnë as yjet. Megjithatë, ndikon edhe dëshira për të mos humbur kohë tjetër, pasi çdo rast është i mirë për ta stërvitur, çdo seancë është e nevojshme për ta integruar në këtë Inter. Sepse, nuk mund të zgjasë gjatë ky rol i “rezervës”. Të mërkurën në mbrëmje në atë gjysmë ore në fushë gjërat u dukën të qarta: Eriksen ka diçka më shumë se të tjerët, mund të japë më shumë, mund ta ngjisë një shkallë më lart këtë skuadër. Me siguri nuk ishte e nevojshme një humbje kundër Napolit për ta zbuluar, por lojtarët duhen parë gjithmonë në ambientet e reja, në situata të reja.

 

PËRSHTATJE – Eriksen është një lojtar klasi, elegant, “vallëzonte” në fushë, pavarësisht se hapësirat ishin të reduktuara dhe Napoli i sigurt me golin e avantazhit. Në ato 23 minuta plus shtesë regjistroi dy goditje të rrezikshme, dy harkime të sakta, dy krosime në destinacion, një pasim perfekt për Sançezin. Kiliani nuk arriti ta përfundonte “veprën”, nuk u koordinua mirë për goditjen, por aksioni tregoi atë potencial për të hapur edhe mbrojtjet më të mbyllura, kur nuk funksionojnë lëvizjet e Lukakut apo Lautaros.

Më pas, sigurisht, duhet gjetur edhe mënyra për të qenë efikasë si në fazën me, po ashtu edhe pa top. Këtu shërben angazhimi i Kristianit dhe vërshëllimat e Pintusit. Dëshira duket qartë, u pa edhe në fushë në disa momente presingu: publiku do ta ketë vënë re, Konte do të ketë marrë shënime. E nuk është rasti as ta ndryshojë si lojtar. Me Poçetinon danezi edhe si fantazist rikthehej në mesfushë për të prekur shumë topa. Madje, edhe për t’ua marrë të tjerëve, në disa raste. Nuk duhet ndryshuar, mjafton të përshtatet. Momenti nuk Antonio Conte, është nga më të lehtët për ta bërë, me sfidën kundër Lacios fizike që po afron. Megjithatë, Konte do të përpiqet shumë shpejt.

Inter

ME LACION – “Nuk e aktivizova që në fillim sepse mendova se do të kishte disa vështirësi taktike, por edhe fizike. Për gjashtë muaj Kristiani nuk ka luajtur shumë te Totenhemi, duhet të gjejë intensitetin”, u shpreh trajneri zikaltër pas humbjes me Napolin, i pyetur nga gazetarët lidhur me blerjen e janarit, duke shpjeguar se përse nuk e përfshiu në 11-she. Në prag të derbit danezi mendohej se do të ishte titullar në rolin e fantazistit pas Lukakut, në mungesë të Lautaros së skualifikuar, por Konte i besoi sërish modulit me dy sulmues. Megjithatë, “çifti” Lukaku-Sançez nuk shkëlqeu. Mendoi sërish Eriksen ta zgjonte Interin dhe të gjente hapësirat që mungonin. A do të ketë shansin e tij nga minuta e parë me Lacion?

TË FUNDIT

Rice gati për një transferim tek Chelsea!

Declan Rice kërkon që të përshpejtojë gjërat tek West Ham dhe të transferohet gjatë këtij afati kalimtar tek Chelsea, raporton Fabrizio Romano. Futbollisti i shkathët...

Arsenal akoma kërkon huazimin e Coutinhos!

Topçinjtë akoma nuk kanë hequr dorë për të arritur një marrëveshje me Barcelonën. Arsenal mbetet e vendosur për të provuar që të arrijë një marrëveshje...

Fulham ofertë 18 milionë euroshe për Todibo!

Fulham ka bërë gati një ofertë prej 18 milionë eurosh për mbrojtësin e Barcelonës, Jean-Claire Todibo, raporton RMC Sport. Skuadra franceze e Rennes ka shfaqur...

Spartak kërkon Aurier!

Spartak Moscow beson se mund të arrijë një marrëveshje për të transferuar Serge Aurier nga Tottenham, raporton Sky Sports. Aurier nga ana tjetër do të...

Liverpool heq dorë nga Sarr!

Ismaila Sarr më nuk është një objektiv i skuadrës së Liverpool, siç raporton talkSPORT. The Reds ishin shumë të përfolur për një transferim të mundshëm...

Hudson Odoi dëshiron të largohet nga Chelsea!

Anësori i Bluve të Londrës kërkon largimin nga Stamford Bridge. Callum Hudson-Odoi po kërkon me çdo kusht të arrijë një marrëveshje huazimi tek ndonjë skuadër...

Mediaset: Ylli i Milan transferohet tek Lyon!

AC Milan dhe Lyon duket se kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Lucas Paquetas para përfundimit të këtij afati kalimtar. Nga kjo marrëveshje skuadra...

E FUNDIT: Allegri merr drejtimin e gjigantit të Serie A!

Massimiliano Allegri ka shprehur gatishmërinë për të pranuar një post si trajneri kryesor i Romës nëse i ofrohet kjo mundësi, raporton Corriere dello Sport. Drejtuesit...

More Articles Like This