Bombë nga Italia: Juventus sakrifikon dy yje për Pogban

Drejtuesit e Juventusit kanë filluar të mendojnë që tani për merkaton e verës dhe objektivi kryesorë i Biankonerëve është rikthimi i Paul Pogba.

Pogba dëshiron largimin nga Unitedi dhe sipas të gjitha gjasave ky do të jetë sezoni i fundit për francezin në Old Trafford.

Siç raporton La Gazzeta dello Sport, Juventusi është i gatshëm të ofrojë Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey për Pogban.

Dyshja e Juventusit vlerësohet 60 milionë euro dhe Biankonerët do të duhet të ofrojnë edhe 50 milionë euro për ta bindur Unitedin që ta lërë të lirë Pogban.

Përveç kësaj United do të fitojë dy lojtarë në mesfushë dhe besohet se këtë ofertë Djajtë e Kuq nuk do ta refuzojnë. Rabiot posedon kualitete teknike, ndërsa Ramsey ka eksperiencë në Premier League.

Pogba ka luajtur vetëm 8 ndeshje në Premier League këtë sezon për shkak të lëndimit dhe mbetet ta shohim nëse Djajtë e Kuq do ta pranojnë ofertën e Juvevntusit

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here