Dënimi i Man. Cityt: Vijn ofertat e para nga Serie A për Guardiolen

Dënimi i Manchester Cityt nga UEFA ka bërë që shumë skuadra të rikthejnë sytë nga trajneri Pep Guardiola.

Kampionët e Anglisë janë dënuar nga UEFA për shkelje të rregullave financiare, duke iu ndaluar pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve për dy sezonet e ardhshme.

Një situatë e tillë mund të sjellë shumë ndryshime te Manchester City, që ka të bëjë me largimet e lojtarëve dhe të Pep Guardiolas.

Juventus është skuadra që ka vëmendjen më të madhe në këtë rast, duke dashur angazhimin e Pep Guardiolas.

Guardiola është kërkuar edhe verën e kaluar nga Juventus, por refuzimi i spanjollit bëri që ‘Zonja e Vjetër’ të angazhojë Maurizio Sarrin.

Te Juventus, Pep Guardiola do të kishte mundësinë të punonte me Cristiano Ronaldon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here