Nuk kanë fund problemet te Interi, Lëndohet mesfushori…

Problemi në kurrizin e këmbës do t’i kushtojë Stefano Sensit 20 ditë larg fushave. Dëmtimi i radhës për mesfushorin, i cili nuk po arrin të japë kontributin në kauzën zikaltër, duke i shkaktuar jo pak dhimbje koke Antonio Kontes, që me sa duket nuk duhet ta llogarisë as për sfidën e 1 marsit kundër Juventusit.Sensi

Në ndeshjen kundër bardhezinjve nuk duhet të mungojë Samir Handanoviç. Problemi në kyç për sllovenin është drejt zgjidhjes dhe rikthimi i tij mund të ndodhë pas një jave kundër Sampdorias, pasi të ketë humbur edhe sfidën e Ligës së Europës ndaj Ludogoretsit.

Sa i përket formacionit të sotëm, Kandreva rikthehet në korsinë e djathtë, pasi ia “huazoi” Mozesit në mesjavë.

Nga minuta e parë do të luajë edhe Eriksen, me danezin që duhet të ndezë manovrën së bashku me Brozoviçin. Teksa sulmi do t’i besohet LU-LA-s, prapavija do të mbahet nga Shkriniar, De Vraj dhe Bastoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here