Vieri: Italia do ta fitojë Euro 2020

Legjenda italiane e futbollit, Christian Vieri, ka dhënë komentet e tij lidhur me kombëtaren e Italisë, në prag të Euro 2020.

Vieri ka shprehur besimin se skuadra kombëtare e Italisë do të arrijë triumfin në Euro 2020, nën urdhrat e Roberto Mancini.

Gjithashtu, ish anëtari i Inter ka treguar edhe skuadrën e vetme që mund t’i hap telashe ‘Azzurrit’.

“Unë tashmë i kam shkruar Mancinit dhe i kam thënë se vetëm Franca ka një skuadër superiore në raport me Italinë. Nuk e di pse, unë mund ta ndjejë që do ta fitojmë” ka thënë Vieri.

“Për 18 muaj, Mancini ka arritur ta kthejë Italinë, në një mënyrë që askush nuk e kishte bërë më parë. Kemi skuadër të re, me kualitet dhe kurajo” ka shtuar ish anëtari i Inter.

“Nuk dua të humb asnjë ndeshje. I kam thënë Robertos të më sigurojë 2-3 bileta për secilën ndeshje. Nuk dua arsyetime” tha ndër të tjerash Vieri për ‘Gazzetta dello Sport’.

Italia u kualifikua për Euro 2020 pas një kampanje kualifikuese perfekte, ku mori 10 fitore. Në grupet e finaleve të Euro 2020, Italia luan përballë Turqisë, Zvicrës e Uellsit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here