Pritet vendimi i Interit: Barcelona ofron dy yje dhe para për Lautaron

Barcelona e dëshiron me çdo kusht Lautaron në verë. Argjentinasi është në shënjestrën e Katalanasve për një kohë të gjatë.

Lionel Messi ia ka kërkuar drejtuesve të Barcelonës transferimin e Lautaros dhe Bartomeu është i gatshëm tia plotësojë dëshirën.

Lautaro mund të largohet nga Interi për shifrën e 111 milionë eurove. Barcelona nuk dëshiron që të paguajë 111 milionë euro në para për shkak të Fair Playt Financiarë.

Mirëpo siç raporton Tuttosport, Katalanasit planifikojnë tia ofrojnë Interit dy lojtarë dhe para për Lautaron.

Barcelona është e gatshme të sakfrifikojë Vidal dhe Coutinhon. Vidal pëlqehet shumë nga Conte, ndërsa Coutinho do të mund të rikthehet përsëri te Interi.

Tani mbetet ta shohim përgjigjen e Interit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here