U dëmtua ndaj Brescias: Konfirmohet sa do të mungojë Pjanic

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic nuk ka pësuar dëmtimi serioz dhe pritet të kthehet në ndeshje e Ligës së Kampionëve me Lyonin javën e ardhshme.

Boshnjaku u fut në lojë si zëvendësues ndaj Brescia në pjesën e dytë.

Megjithatë Pjanic qëndroi në fushë për vetëm shtatë minuta. 29-vjeçari u zëvendësua menjëherë nga Blaise Matuidi, i cili e dha asistimin e golit të dytë.

Fillimisht u mendua se mesfushori mund të kishte pësuar një dëmtim të rëndë, dhe këtë mëngjes Pjanic iu nënshtrua testeve mjekësore në qendrën J-Medical.

Klubi ka lëshuar një deklaratë ku thotë se ish-lojtari i Romës ka shmangur ndonjë dëmtim të muskujve dhe ka “një lodhje të lehtë të aduktorit”.

Për më tepër, deklarata e klubit zbuloi se Pjanic do të jetë jashtë për ndeshjen ndaj SPAL.

Mesfushori krijues do të jetë i gatshëm të përballet me ish-skuadrën e tij të mëparshme Lyonin në Ligën e Kampionëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here