Agjenti i Hysajt: Ancelotti po e shkatërronte atë

Elseid Hysaj është kthyer në nivele të mira pasi në fazën e parë të sezonit hapësirat ishin të kufizuara nga zgjedhjet e trajnerit Ancelotti. Megjithatë, vlen për t’u theksuar edhe se në sfidën e fundit të fituar 1-0 ndaj Cagliarit, shkodrani u dëmtua dhe pritet të mungojë në ndeshjen e radhës.

Agjenti i tij, Mario Giuffredi, në një intervistë për “Radio Punto Nuovo”, ka shpjeguar se si ndryshimi i trajnerit te Napoli ka ndihmuar Hysajn, duke hedhur baltë mbi Ancelottin, pikërisht ai trajner që në të shkuarën iu thur elozhe nga agjenti…

“Ancelotti shkatërroi vetëvlerësimin e tij. Ia kishte hequr gjithë sigurinë që kishte”, thotë fillimisht menaxheri i Hysajt.

“Nuk bëri një punë të mirë te Napoli, përndryshe nuk do ishte shkarkuar. Preferoj të mos flas shumë për raportet mes trajnerit dhe lojtarëve, por shumë prej tyre u shuan me Ancelottin”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here