Bombë nga Italia: Sanchez largohet nga Interi, por jo nga Milano!

Sipas raportimeve të fundit, Milani mund të tentojë transferimin e Alexis Sanchez në merkaton e verës.

Sanchez u transferua te Manchester United në vitin 2018, por nuk arriti të bind në Old Trafford dhe Djajtë e Kuq e huazuan te Interi verën e kaluar.

Mirëpo kiliani nuk ka arritur të impresionojë as te Interi dhe Neroaxurët nuk e kanë në plan ta blejnë kartonin e tij. Sanchez pritet të rikthehet te United, mirëpo Djajtë e Kuq nuk e dëshirojnë atë dhe nga kjo situatë mund të përfitojë Milani.

Siç raporton Calciomercato.com, Sanchez mund të largohet nga Interi, por jo nga Milano.

Drejtuesit e Milanit janë të hapur për huazimin e Sanchez, mirëpo pengesa më e madhe qëndron te paga e tij 500 mijë euro në javë. Interi për momentin e paguan Sanchezin 200 mijë euro në javë, ndërsa United pjesën tjetër.

Mbetet ta shohim nëse Sanchez do të bëhet Rosoner sezonin e ardshëm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here