Çka ke, oj hundë e madhe? Mbylle gojën. Lojtari i Man.Utd rrëfen përplasjen me Ibran

Marcos Rojo zbulon se ishte afër një përleshjeje fizike me Zlatan Ibrahimovic në seancat stërvitore gjatë kohës sa po luanin të dy në Manchester United.

Rojo dhe Ibrahimovic luajtën bashkë për një sezon me Djajtë e Kuq, me këtë të fundit që u largua në muajin janar të vitit 2018.

Duke folur për Cielo Sports, qendërmbrojtësi shpalosi këtë detaj interesant cili për pak sa nuk përfundoi me përleshje fizike.

‘’Ezequiel Lavezzi më paralajmëroi: Zlatan është një karakter i fortë. E dija se ai donte që të gjithë topat të shkonin tek ai. Gjatë një stërvitjeje e dëgjova atë teksa ma kërkonte topin, por unë pasova te Pogba. Pas këtij veprimi tim, ai filloi të më shante, deri në një moment kur e pyeta: çka po ndodh me hundën tënde. E dija se do të më mbyste por unë duhej të rezistoja, në momentin që hymë në dhomat e zhveshjes i thashë ta mbyllte gojën dhe të mos më shante, dhe në atë moment filluam të ziheshim derisa erdhi Mourinho erdhi për të na qetësuar’’, deklaroi 29-vjeçari.

Rojo është pjesë e United që prej vitit 2014. Argjentinasi karakterizohet me një agresivitet në fushat e lojës, prandaj nuk është për t’u çuditur reagimi i tij ndaj Ibras në atë moment.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here