Nuk kanë fund problemet për Cityn, UEFA hap hetime të reja

Duket se hetimet rreth sponsorizimeve të Mançester Sitit nuk do të mbyllen me kaq.

Prestigjiozja “The Guardian” shkruan së fundmi se UEFA ka ndërmend të thellojë hetimet për mënyrën se si është sponsorizuar klubi anglez nga subjekte financiare me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Hetimet e kryera nga Trupi i Kontrollit Financiar të UEFA-s zbuluan se Mançester Siti ka tejkaluar të ardhurat financiare nëpërmjet shkeljes së rregullave të sponsorizimeve që prej vitit 2016, ndërsa tani do të kryhen hetime edhe për periudhën 2012-2016 kur sheiku nga Abu Dabi Mansur mori drejtimin e Mançester Sitit. Dyshohet se ai me kompanitë e tij ka shmangur rregullat Konkurencës së Pastër Financiare në Futboll (FFP).

Pasi u përjashtua për dy vite nga aktivitetet futbolliste europiane, Mançester Siti rrezikon të penalizohet akoma më shumë nëse hetimet zbulojnë shkelje të tjera të “Qytetarëve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here