Ofertë tunduese: Reali ofron Bale dhe 65 milionë euro për yllin e Interit!

Zinedine Zidane ka filluar të mendojë që tani për skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Gareth Bale pritet të jetë lojtari i parë që do të largohet nga Reali në verë dhe Los Blancos dëshirojnë të përfitojnë nga largimi i tij.

Siç raporton Don Balon, Reali është i gatshëm tia ofrojë Interit kartonin e Bale dhe 65 milionë euro për Lautaro Martinezin.

Lautaro ka klauzolë 111 milionë euro, mirëpo Barcelona dhe Reali nuk janë të gatshme të ofrojnë aq para.

Ku do të përfundojë Lautaro sezonin e ardshëm mbetet ta shohim.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here