(Video) Reali prezanton zyrtarisht blerjen e re. Perez e përlot me fjalët e tij!

Real Madrid ka prezantuar zyrtarisht blerjen e janarit Reinier. Braziliani, i cili u mor nga Flamengo për 30 milionë euro ka firmosur me madrilenët dhe është prezantuar përpara mediave pak momente më parë. 18-vjeçari shihet si një ndër lojtarët më premtues brazilianë për të ardhmen.

Reinier është prezantuar zyrtarisht si lojtari i ri i Realit të Madridit. Fillimisht fjalën e mori presidenti Florentino Perez, i cili me fjalët e tij përloti brazilianin, si dhe babain e tij.

“Babai yt më ka thënë që më parë të ka treguar video të Zidane. Je këtu sepse e meriton. I dashur Reinier, tashmë do të veshësh fanellën e bardhë të Real Madrid. Fanellën që e ke ëndërruar, ku të presin shumë suksese. I dashur Reinier, mirëserdhe në shtëpinë tënde, mirëserdhe te Real Madrid”, përfundoi Perez.

Video

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here