Intervista e nxjerr zbuluar: Ylli i Barcelonës e konfirmon transferimin te Juventusi?!

Kampioni i Italisë Juventus nuk po heq dorë nga ideja e transferimit të Ivan Rakitic në merkaton e verës.

Pengesa e vetme për mos transferimin e Rakitic derimë tani ka qenë Emre Can. Por pas largimit të tij, Biankonerët janë të gatshëm për transferimin e mesfushorit kroat.

Kroati ka humbur vendin e titullarit te Barcelona me ardhjen e Frenkie de Jong dhe Juventus dëshiron të përfitojë nga kjo situatë.

Rakitic ka filluar të luajë më tepër minuta kohëve të fundit, por mediat italiane besojnë se kroati do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit për t’iu bashkuar Juventusit.

E për këtë e nxjerr zbuluar edhe deklarata e tij e fundit për Bleacher Report:

“Po, është e vertetë se do të dëshiroja të luaja me Cristiano Ronaldon. Ai është njëri nga futbollistët më të mirë në historinë e futbollit”.

Me këtë deklaratë Rakitic duket se ka zbuluar pa dashje të ardhmen e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here