Lautaro mungon: Ja super formacioni i Interit për sezonin e ardhshëm (FOTO)

Si do të rreshtohet Inter-i në sezonin e ardhshëm?

Kjo temë duket akoma larg, por zërat e merkatos nuk ndalen dhe gazetat angleze janë argëtuar në krijimin e asaj që mund të jetë skuadra e ardhshme e Antonio Conte-s.

Sipas The Sun, skuadra zikaltër e sezonit të ardhshëm do të përbëhet nga shumë lojtarë të marrë nga Premier League, siç janë Romelu Lukaku, Christian Eriksen, Victor Moses, Ashley Young dhe Alexis Sanchez.

Dhe këtyre të pestëve, sipas hipotezave të The Sun, mund t’u shtohen dy të tjerë: Pierre-Emerick Aubameyang dhe Tahith Chong.

Nuk ka dyshime mbi faktin se Lukaku do të udhëheqë sulmin e zikaltërve, po nuk ka siguri në lidhje me atë që do të luajë përkrah tij, duke parë se Lautaro Martinez ka përfunduar në shënjestrën e Barcelona-s dhe Real Madrid-it.

Nëse argjentinasi do të largohet, vendin e tij në ekip do ta marrë Aubameyang. Ndërkohë, Candreva duket se do të zëvendësohet nga talenti i United, Chong, për të cilin zikaltrit janë interesuar verën e kaluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here