Marotta nis sulmin: Inter përgatit dy përforcime me parametra zero për merkaton e verës

Interi thuhet se po shikon me kujdes situatën e dyshes belge, Dries Mertens dhe Jan Vertonghen, të cilët synon t’i transferojë falas këtë verë.

Nerazzurrët kanë qenë të lidhur me një lëvizje për Mertens për disa muaj.

Kontrata e sulmuesit të Napolit skadon në fund të sezonit, dhe bisedimet janë duke vazhduar për një rinovim të sulmuesit.

Megjithatë, sipas Calciomercato.com, kontaktet janë nisur midis Interit dhe Mertensin për një marrëveshje, me klubin e gatshëm t’i paguajë 32-vjeçarin pagën që ai kërkonte nga Napoli.

Ndërkohë Il Corriere dello Sport sugjeron që Interi është i interesuar edhe për bashkëlojtarin e Mertensin te Kombëtarja e Belgjikës, Jan Vertonghen.

Ashtu si Mertens, kontrata e mbrojtësit të Spurs skadon gjithashtu në fund të sezonit, dhe besohet se klubi do të dëshironte ta sjelltë Vertonghenin në rast se Diego Godin largohet nga Nerazzurrët në fund të sezonit.

Godin u bashkua me Interin verën e kaluar nga Atletico Madrid, por thuhet se nuk u ambientua plotësisht në Itali, pavarësisht se kishte shumë kohë të lojës nën urdhrat e Antonio Contes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here