Milani dëshiron kualifikimin në finale: Ja si pritet të rreshtohen Rosonerët ndaj Juventusit

Në më pak se dy javë Milani do të përballet me Juventusin në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Italisë. Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 1-1 dhe Rosonerët kanë një mision të vështirë përballë vetes.

Rosonerët dëshirojnë kualifikim në finalen e Kupës së Italisë, por Samu Castillejo, Zlatan Ibrahimovic dhe Theo Hernandez nuk do të jenë në dispozicion të Piolit.

Stefano Pioli pritet të bëjë ndryshime në formacion për ndeshjen kthyese. Laxalt pritet të startojë nga minuta e parë në vend të Hernandezit.

Në pikëpyetje për ndeshjen me Juventusin janë edhe Simon  Kjaer dhe Matteo Musachio.

Në rast se ata mungojnë nga minuta e parë pritet të fillojë Matteo Gabbia. Franck Kessie dhe Bennacer pritet të rreshtohen në mesfushë, ndërsa surpriza mund të jetë Alexis Saelemaekers, i cili mund ta zëvendësojë Castillejon në krahun e djathtë.

Në krye të sulmit pritet të jetë Rebic, i cili pritet ta marrë rrolin e Ibras.

Formacioni i mundshëm i Milanit (4-2-3-1): Donnarumma; Calabria, Gabbia (Musacchio), Romagnoli, Laxalt; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Calhanoglu, Leao; Rebic.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here