Juve i ofron Man Unitedit para dhe një lojtar për Pogban

Juventus po mendon seriozisht për ta rikthyer ish-lojtarin e tij, Paul Pogba.

Francezi nuk po kalon momente të mira me skuadrën e Manchester United dhe largimi i tij nga ‘Old Trafford’ është pothuajse i pashmangshëm.

Sipas asaj që bën të ditur gazetari sportiv italian, Nicolo Schira, ‘Zonja e Vjetër’ është gati të ofrojë Aaron Ramseyn dhe një shifër prej 45-50 milionë funteve për shërbimet e lojtarit, i cili duket se nuk do të ketë të ardhme nën urdhërat e Ole Gunnar Solskjaer.

Marrë parasysh edhe krisjen e raporteve në mes të agjentit të francezit dhe klubit anglez, gjasat për një largim të mundshëm të 26-vjeçarit sa vijnë e shtohen.

Për United nuk do të konsiderohej humbje një largim i tillë, duke marrë parasysh edhe këmbimin që do të marrin.

Pogba ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij aktuale, dhe ish-kampionët anglez do të tentojnë të përfitojnë sa më shumë me shitjen e lojtarit këtë verë. Me Ramseyn në këmbim oferta do të mund të ishte lehtë e pranueshme, pasiqë uellsiani është njohje e vjetër për drejtuesit e Man Utd dhe për më tepër ishin të interesuar për të para se ky i fundit të kalonte në te Juventusi.

Ramsey nuk ka bindur këtë sezon me kampionin italian nën urdhërat e Maurizio Sarrit dhe rikthimi i tij për në Angli është më se i mirëpritur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here