Pas Ibrahimovic, do të rikthehet edhe një tjetër yll tek milani

Agjenti i Thiago Silva, Paulo Tonietto, ka hapur derën për mbrojtësin e PSG që të kthehet në Milano. Braziliani do të dalë lojtar i lirë këtë verë, sepse nuk i është ofruar një zgjatje kontrate në “Parc des Princes”. Tonietto foli për TMW mbi të ardhmen e Silva-s, duke thënë: “Ai gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Milanin. Nëse nuk rinovojmë me PSG, gjithçka është e mundur”.

thiago silva milan

Thiago Silva dhe Zlatan Ibrahimovic ishin pa dyshim dy lojtarët kryesorë të triumfit të fundit të Milanit në Serie A. Dyshja u largua tetë vite më parë drejt PSG-së dhe historia e kuqezinjve në vitet e fundit dihet tashmë. Gjiganti suedez u rikthye në janar, si lojtar i lirë, pas aventurës në MLS, ndoshta do ta ndjekë në këtë rrugë edhe mbrojtësi 35-vjeçar. Fundja, përse jo, teksa braziliani është tri vite më i ri se Ibra dhe mund të merret falas në verë…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here