Trajneri i Lyon, Rudi Garcia: Ronaldon mund ta ndalojmë vetem në kufi

Trajneri i Olympique Lyonnais, Rudi Garcia bëri shaka duke thënë se shpreson që Cristiano Ronaldo të ndalet në kufi, ndërsa pret një Juventus të vendosur për të pasur sukses.

Lyoni pret Juventusin pas një sezoni të trazuar në Ligue 1.

Ish-trajneri i Romës, Garcia duhet të përgatitet për ndeshjen kundër Zonjës së Vjetër pa yllin e ekipit Memphis Depay.

“Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për Lyon tim. Nëse e kalojmë këtë do të ishte një arritje e shkëlqyeshme. Sidomos pa Depay, që është Ronaldo ynë. Imagjinoni Juven pa CR7.

“Si ta ndalojmë Ronaldon? Ai duhet të ndalet në kufi”, thotë ai me shaka, duke shtuar se është e vështirë ta ndalësh fazën e sulmit të Juves.

“Do t’u tregoj të gjithëve se është një sfidë, një betejë e vërtetë. Ky duhet të jetë motivimi ynë”, ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here