Buffon: Sarri nuk duhet të largohet

Gianluigi Buffon ka thënë se Juventus ka pasur nevojë për ndryshime dhe shpreson se Maurizio Sarri të qëndrojë në ‘Allianz Stadium’, sepse kjo do të nënkuptonte se ai ka fituar diçka.

Juventus aktualisht janë në krye të Serie A me 57 pikë, një më shumë se Lazio dhe dy më shumë se Inter.

Maurizio Sarri është kritikuar jo pak për sezonin e fundit, dhe së fundmi ‘Zonja e Vjetër’ ka qenë e lidhur me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola.

“Ishte e nevojshme për të ndryshuar lëkurën tonë për t’u përballur me një proces tjetër”, tha Buffon për Le Iene.

“Duhet kohë. Ka qenë vendim i drejtë për të provuar diçka ndryshe për të arritur te objektivat”.

“Shpresoj që Sarri të mbetet, sepse kjo do të thotë se ne do të kemi fituar diçka”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here