Erling Haaland zgjidhet lojtari më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve

Erling Haaland është vlerësuar maksimalisht për paraqitjen e tij të fundit në Ligën e Kampionëve në mesjavë.

Borussia Dortmundit ka marr një fitore të madhe në shtëpi ndaj Paris Saint-Germain me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Heroi i klubit gjerman ishte sulmuesi norvegjez, Haaland, i cili shënoi të dy golat e Dortmundit në ndeshjen e tij të parë me këtë klub në këtë garë.

Paraqitja e Haalandit nuk ka mbetur pa u vlerësuar nga Liga e Kampionëve.

Norvegjezi është zgjedhur si lojtari më i mirë i kësaj jave në garën elitare evropiane për klube.

Ai në këtë garë mposhti portierin Hugo Lloris dhe mbrojtësit Hans Hateboer dhe Renan Lodi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here