Lajme të mira për Zidane, kompletohet Reali para përballjeve me Cityn dhe Barcelonën

Pesë ditë para takimit të Ligës së Kampionëve me Manchester City dhe nëntë para El Clasicos kundër Barcelonës, Zinedine Zidane ka skuadra e tij të plotë në dispozicion.

Në qoftë se nuk ka ndonjë dëmtim në ditët në vijim, trajneri francez do të ketë në dispozicion të gjitha opsionet e tij për një periudhë të caktuar të sezonit.

Pas një sezoni të mbushur me dëmtime, ai do të ketë 24 nga 25 lojtarët në dispozicion dhe Marco Asensio do të jetë e vetmja mungesë.

Mariano Diaz do të bashkohet me grupin të dielën dhe Zidane ka më shumë lojtarë në dispozicion sesa në çdo pikë tjetër të fushatës.

Kundër Levantes, me vetëm dy lojtarë të padisponueshëm, do të jetë numri më i lartë i lojtarëve që Zidane i kishte në dispozicion të tij, pasi maksimumi që kishte ishte 22 lojtarë të disponueshëm në katër raste këtë sezon.

Vetëm Alphonse Areola, Eder Militao, Raphael Varane, Casemiro dhe Vinicius Junior nuk kanë kaluar kohë në infermieri këtë sezon.

 

Tani është koha e ndeshjeve të rëndësishme dhe e skuadrës së kompletuar, kur politika e njohur e menaxhimit të skuadrës dhe rotacionit të njohur nga Zidane do të vihet në provë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here