Rivaldo: Nuk e pranoj këtë transferim të Barcelonës

Braziliani Rivaldo ka kritikuar Barcelonën për transferimin e Martin Braithwaite.

Me lëndimet e Ousmane Dembele dhe Luis Suarez, Barcelona ndërhyri jashtë afatit kalimtar për të transferuar Braithwaite nga Leganes për 18 milionë euro.

Sipas Rivaldos, Barca është dashur që një lojtar të marr nga skuadra B, dhe jo të ndërhyjë në tregun e transferimeve.

“Sinqerisht, unë nuk e kuptoj këtë transferim, as nuk e aporvoj atë për një numër arsyesh”, ka deklaruar Rivaldo.

“Së pari, ky transferim është bërë jashtë afatit kalimtar, dhe përveç kësaj, Barcelona mund ta kishte marrë një lojtarë nga La Masia”.

Unë nuk shoh asnjë arsye për ta sjellë këtë lojtar, i cili, me gjithë respektin e duhur, dyshoj se i duhet Barcelonës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here