Sterling komenton zërat që e lidhin me Realin

Raheem Sterling është njëri nga objektivat kryesor të Real Madridit për afatin kalimtar veror.

Sulmuesi anglez po kërkohet prej kohësh nga Los Blancos me trajnerin Zinedine Zidane që e vlerëson jashtëzakonisht shumë.

Mediat angleze dhe ato spanjolle kanë raportuar vazhdimisht për një kalim të mundshëm të anglezit në Santiago Bernabeu.

Derisa tani ka qenë vet reprezentuesi anglez që ka folur për një kalim të mundshëm në La Liga.

“Real Madridi është një klub fantastik. Kur shikoni fanellën e tyre të bardhë e dini se çfarë klubi i madh është”, ka deklaruar Sterling për ‘AS’.

Megjithatë Sterling ka thënë se momentalisht është i fokusuar vetëm tek Manchester City, klub me të cilin ka kontratë.

“Siç e dini unë kam një kontratë me Manchester Cityn dhe i gjithë fokusi im është këtu”, tha Sterling.

25-vjeçari do të luaj me Cityn pikërisht ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

“Tani kemi një mundësi të madhe për të luajtur ndaj Realit. Vazhdoj të them se Real Madridi është një klub fantastik, një qytet i bukur me mot të bukur, por unë jam i fokusuar te City”, përfundoi anglezi.

Besohet se transferimi i Sterling në Santiago Bernabeu do t’i kushtojë rreth 200 milionë euro Realit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here