ZYRTARE: Lëndohet Henderson, ja sa gjatë do të mungojë

Jordan Henderson do t’i mungojë Liverpoolit në tri javët e ardhshme.

‘The Reds’, rrugëtimin drejt titullit të kampionit në fund të këtij muaji dhe në fillim të tjetrit, do ta bëjnë pa kapitenin e tyre, Jordan Henderson.

Lajmin për lëndimin e Henderson e ka konfirmuar Jurgen Klopp, në konferencë për shtyp.

Trajneri gjerman ka thënë se 29 vjeçari do të jetë jashtë fushave për tri javë shkaku i një lëndimi.

Ndeshja e radhës për Liverpoolin është ajo e Premierligës kundër West Ham United.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here