Agjentë të Realit në tribuna, duke e përcjellë Fabian Ruizin

Fabian Ruiz është objektivi madhor i Real Madridit për afatin kalimtar të verës.

Los Blancos prej kohësh janë duke dërguar agjentë në Itali për ta parë nga afër mesfushorin spanjoll.

23-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë fantastike dhe së fundmi ka shënuar edhe golin e fitores për Napolin ndaj Brescias 1-2.

E për fat të mirë të spanjollit në këtë takim të mbrëmshëm kanë qenë agjentë të Realit të pranishëm në stadium për ta parë.

Reali është gati të ofrojë 80 milionë euro për transferimin e Ruiz në Santiago Bernabeu.

Por Napoli është duke tentuar t’ia vazhdoj kontratën lojtarit dhe t’i vendos klauzolë largimi prej 150 milionë eurove.

Reprezentuesi spanjoll ka konfirmuar se dëshiron rikthimin në Spanjë dhe se do të ishte i lumtur nëse luan për Realin.

Gjithsesi në garë për të mbetet edhe kampioni në fuqi i Spanjës, Barcelona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here