Formacionet zyrtare: Fiorentina – Milan

Fiorentina dhe Milani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Rossonerët luajnë në udhëtim te klubi Viola në kuadër të javës së 25-të në Serie A, takim që zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin Artemio Franchi.

Ekipi i Stefano Piolit vjen në këtë ndeshje pas fitores ndaj Torinos dhe synon fitoren e radhës për të mbetur në hap me pozitën e katërt.

Në anën tjetër, vendasit gjithashtu vijnë në këtë ndeshje pas fitores së madhe ndaj Sampdorias dhe duan të vazhdojnë serinë pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

FiorentinaDragowski; Milenkovic, Pezzella, Caceres; Lirola, Duncan, Pulgar, Castrovilli, Dalbert; Vlahovic, Chiesa

MilanG Donnarumma; Conti, Gabbia, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Castillejo, Calhanoglu, Rebic; Ibrahimovic.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here