Formacionet zyrtare: Levante – Real Madrid

Levante dhe Real Madridi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Mbretërit janë mysafir të Levantes në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në La Liga, takim që zhvillohet në Estadi Ciutat de Valencia nga ora 21:00.

Ekipi i Zinedine Zidane vjen pas një barazimi në shtëpi ndaj Celta Vigos dhe synon t’i kthehet fitores për ta rikthyer pozitën e parë në tabelë.

Në anën tjetër, vendasit kanë vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe do të ishin të lumtur nëse arrijnë të marrin një pikë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet ma të mira të mundshme.

LevanteAitor; Miramon, Bruno, Postigo, Tono Garcia; Bardhi, Vukcevic, Campana, Morales; Mayoral, Roger

Real MadridCourtois; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modric, Isco; Hazard, Benzema.

/Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here