Revolucion në Stamford Bridge: Chelsea përgatit 250 milionë euro për tre yje

Chelsea është i përgatitur të shpenzojë mbi 200 milion funte apo rreth 250 milionë euro për tri transferime të mëdha këtë verë.

Frank Lampard është në kërkim të rindërtimit të skuadrës së tij pas një afati zhgënjyes të janarit që nuk pa asnjë mbërritje në Stamford Bridge.

Sipas mediumit të njohur Goal.com, Chelsea tashmë ka identifikuar tre objektivat kryesorë të transferimit përpara hapjes së afatit të ardhshëm kalimtar.

Një marrëveshje prej 40 milionë eurosh për yllin e Ajaxit, Hakim Ziyech tashmë është arritur, por transferimet e mëdha pritet të bëhen pas mbylljes së sezonit.

Chelsea po kërkon të investojë më tej në fazën sulmuese ndërsa një i mbrojtës i majtë i ri është gjithashtu në agjendë.

Jadon Sancho i vlerësuar me 100 milionë funte apo rreth 120 milionë euro nga Borussia Dortmund është dëshira më e madhe në listën e klubit londinez, por do të ketë konkurrencë të madhe nga Manchester Unitedi dhe Liverpooli.

Timo Werner i RB Leipzig, i cili vlerësohet 50 milionë funte apo rreth 60 milionë euro dhe Ben Chilwell i Leicester City me 60 milionë funte apo rreth 72 milionë euro janë gjithashtu në lisën e dëshirave të Bluve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here